Futboll

Finalja e Champions League – Në Mynih fitojnë rishtarët

Kjo e sotmja do të jetë Finalja e 5 që Mynihu do të organizojë mes të vjetrës Kupë e Kampioneve dhe të resë Champions League. 3 Finalet e para i përkasin Kupës së Kampioneve ndërsa e vetmja në Champions League është zhvilluar në vitin 2012. Mes “Olympiastadion” dhe “Munchen Arena” sic quhet “Allianz Arena” në kompeticionet e UEFA-s, 4 skuadrat që fituan Kupën e Kampioneve/ Champions League, e bënë këtë për herë të parë. Asnjë skuadër që udhëtoi drejt Mynihut, nuk e përsëriti suksesin e arritur më herët.

Ndaj Inter është i paralajmëruar kur të zbresë në fushë përballë Paris SG të shtunën. Zikaltërit e kanë fituar në 3 raste (1964, 1965, 2010) dhe humbur në po kaq Finale (1967, 1972, 2023). Ndërsa Paris SG humbi Finalen e vetme, të zhvilluar në vitin 2020. Për supersticiozët, italianët nuk kanë fat në Mynih, pasi Juventus humbi Finalen e zhvilluar në të vjetrin “Olympiastadion”. Më poshtë mund të gjeni fituesit e 4 Finaleve të zhvilluara në Mynih:
1979 – Nottingham Forest vs. Malmo 1-0
1993 – Marseille vs. Milan 1-0
1997 – Borussia Dortmund vs. Juventus 3-1
2012 – Bayern vs. Chelsea 4-5 (pas 11m)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë