Futboll

Finalja e 25 majit në Tiranë, UEFA trajnim me Policinë e Shtetit për sigurinë

Gazeta si – Tirana për herë të parë në histori do të presë më 25 maj finalen e një kompeticioni europian në futboll, atë të Ligës së Konferencës. Caktimi i kësaj finaleje për t’u zhvilluar në “Air Albania” ka bërë që shpesh përfaqësues të UEFA-s të vijnë në Tiranë, pasi ata kërkojnë garanci për sigurinë në stadium.

Për këtë çështje së fundi në kryeqytet ka pasur edhe disa trajnime me autoritetet ligjzbatuese për aktivitete të këtyre përmasave. Ekspertët e UEFA-s po bëjnë aktualisht një trajnim, ku marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, zv.drejtori i përgjithshëm Albert Dervishaj, Rebani Jaupi, apo dhe drejtues të tjerë të policisë rrugore dhe drejtorive të ndryshme.

Nga trajnimi per finalen e 25 majit. Gazeta Si, 13 prill 2022

Të gjithë këta do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e finales së Ligës së Konferncës më 25 maj. Përfaqësues të UEFA-s kanë ndjekur më parë nga afër disa ndehsje kampionati në “Air Albania”, ku nuk kanë munguar incidentet dhe ata kanë lënë porosi të veçanta për sigurinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë