Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara brenda javës, në “datën më të afërt të mundshme” gjatë muajit nëntor, ka deklaruar shefi i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov.
Sipas tij, vizita synon përmbylljen e fazave të fundit të një marrëveshjeje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump.
Umerov konfirmoi se delegacionet amerikane dhe ukrainase kanë arritur “një mirëkuptim të përbashkët” mbi pikat kyçe të dokumentit, gjatë takimeve të zhvilluara në Gjenevë.
“Ne mezi presim të finalizojmë vizitën e presidentit Zelensky në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur këtë muaj,” tha Umerov, duke nënvizuar se procesi po hyn në fazën e tij vendimtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



