Gazeta Si – Argjentina ka mundur thellë Italinë, 3-0, dhe ka fituar Finalisima 2022. Një trofe që diskutohet mes fituesit të Europianit dhe atij të Amerikës së Jugut.
Skuadra e Skalonit ishte superiore në ‘Welmbley, çka e tregon qartë edhe rezultati. Kampionët e Amerikës së Jugut arritën ta zhbllokonin ndeshjen në minutën e 28-të, me anë të Lautaro Martinez.
Më pas gjithçka u bë më e lehtë. Argjentina dyfishoi para se dy skuadrat të shkonin në pushimin e ndeshjes. Di Maria vuri firmën e tij, duke shënuar një gol të bukur.
Gjatë pjesës së dytë Italia ishte mjaft nervoze dhe në një farë mënyrë u zhduk nga fusha. Donaruma bëri disa pritje vendimtare, duke e mbajtur skuadrën ende në lojë, por në shtesë Argjentina shënoi edhe golin e tretë me Dibalën.

Ishte ndeshja e lamtumirës nga kombëtarja italiane për mbrojtësin Xhorxho Kielini.
Itali-Argjentinë 0-3
Italia): Donaruma, Di Lorenco, Bonuçi, Kielini (Laxari), Emerson (Bastoni), Barela, Zhorzhinjo, Pesina (Spinacola), Bernardeski (Lokateli), Beloti (Skamaka), Raspadori. Trajner: Mançini.
Argjentina: E.Martinez, Molina, Romero (Pezzela), Otamendi, Taliafiko, Lo Selso (Dibala), Rodriguez, De Paul (Palacios), Mesi, L.Martinez (Alvarez), Di Maria (Gonzalez). Trajner: Skaloni
Arbitër: Maza (Kili)
Shënues: 28′ L.Martinez, 45’+1 Di Maria, 90’+4’ Dibala
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.