Futboll

Finale e parakohshme në Champions League

Golat dhe spektakli mbizotëruan në 1/2 finalen e para të Champions League që mund të ketë luajtura Finalen e parakohshme në “Olimpikun” e Barcelonës. Një dygolësh i Denzel Dumfries ndihmoi Inter-in ti mbijetonte thrillerit në transfertë ku vendasit u kthyen dy herë nga disavantazhet 0-2 dhe 2-3 në klasiken e zhvilluar në “Estadi Olímpic Lluís Companys”.
Mungesa e tre ndeshjeve të fundit nuk e pengoi Marcus Thuram që pas kombinimit me Denzel Dumfries të mposhtte Wojciech Szczęsny-n pas vetëm 30 sekondave me golin më të shpejtë në 1/2 finalet e Champions League.

Atë cka nuk bëri Torres për vendasit e realizoi Dumfries në 21′ Kur shfrytëzoi topin e lënë vakant nga Francesco Acerbi pas krosimit të Federico Dimarco-s. Këtu u shfaq Lamine Yamal që në sfidën e 100 për klubin në të gjitha kompeticionet, bëri gjithcka vetë për rihapjen e sfidës në aksionin e përfunduar me gol nga e djathta.
Në një mbrëmje intensive ku ndali disa gjuajtje, Sommer u mposht sërish në 38′ nga Ferran Torres që përmbylli suksesshëm aksionin e nisur nga Pedri me pjesëmarrjen e kapitenit Raphinha.

Pjesa e dytë u shfaq më e qetë, por kjo deri në 64′ kur Dumfries dhe Hakan Çalhanoğlu gjetën njëri-tjetrin për avantazhin e 3 të Inter. Barcelona u përgjigj brenda 60 sekondave, sërish me Raphinha-n, gjuajtje e të cilin pasi mposhti Sommer gjeti traversën dhe kurrizin e portierit mik për barazimin e dytë. Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e 4 për Inter në 75′ por VAR anulloi për pozicion të parregullt duke lënë gjithçka të hapur për kthimin në Milano.

E njëjta gjë vlen edhe për sfidën tjetër që kthimin e luan në Paris. Atje ku Arsenal do provojë të përmbysë humbjen e pësuar në shtëpi pas golit rrufe të Dembele që zhbllokoi pas 4′ një sfidë që ktheu “Gunners” me këmbë në Tokë. Pas dy fitoreve ndaj Real Madrid, londinezët shiheshin me sy tjetër, por Luis Enrique dhe parizienët kanë objektiv Triple-tën historike që nëse arrihet fut Paris SG në histori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë