Trainerët që mbërritën në “Final Four” të EuroLeague në Abu Dhabi, e kanë fituar trofeun më herët, si trainer apo lojtar. Duke patur kredencialet e nevojshme për të shkruar historinë. Le të shohim se cfarë i bën ata kaq specialë.

Georgios Bartzokas – Olympiacos Piraeus – 7 vite në skuadër – 6 herë pjesëmarrës në “Final Four”: 59 vjecari ka një karrierë të suksesshme e cila poërfshin drejtimin në Rusi dhe Spanjë por kulmin e ka arritur te Olympiacos. Fitoi EuroLeague në vitin 2013, i pari sezon në drejtim. Në aventurën e dytë, Bartzokas i udhëhoqi “Reds-at” në të katërtin “Final Four” rradhazi. Në Olympiacos fiton atëherë Bartzokas do ti jepte fund periudhës 12 vjecare, e dyta periudhë më e gjatë mes dy kuorave në EuroLeague. 15 vite priti Dusan Ivkovic të cilin Bartzokas e zëvendësoi te Olympiacos në vitin 2012.

Sarunas Jasikevicius – Fenerbahce Beko Istanbul – 3 vite në skuadër (2 si trainer, 1 si lojtar) – 11 herë pjesëmarrës në “Final Four” (6 si trainer, 5 si lojtar): Një lojtar i shkëlqyer në parket, Sarunas Jasikevicius navigoi një sezon me oshilacione për tu bërë skuadra e parë që kualifikohet në “Final Four”. Ajo cka Saras bën më mirë është të fitojë, pak rëndësi ka nëse është lojtar apo trainer. Pasi fitoi 4 herë me 3 skuadra si lojtar, u bë traineri i pari që kualifikiohet 5 sezone rradhazi si trainer. Nëse fiton Fenerbahce, Jasikevicius do të ishte njeriu i katërt në EuroLeague që e fiton si lojtar dhe si trainer. Duke u futur në një klub special me Armenak Alachachan, Lolo Sainz dhe Svetislav Pesic.

Ergin Ataman – Panathinaikos AKTOR Athens – 2 vite në skuadër – 7 herë pjesëmarrës në – Jo vetëm kampioni në fuqi por Ergin Ataman e fitoi EuroLeague në 3 nga 4 sezonet e fundit dhe kjo nuk është një koincidence. Ataman është traineri që ka një sistem, lojtarë të talentuar dhe lirinë për të qënë krijues gjatë tërë sezonit që rrit besueshmërinë në skuadër. Nëse fiton Panathinaikos, Ataman do të barazonte Ettore Messina-n, Bozidar Maljkovic, Pedro Ferrandiz dhe Aleksander Gomelskiy si një ndër trainerët me 4 tituj. Zeljko Obradovic është Leader-i me 9 trofe në Euroleague.

Vassilis Spanoulis – AS Monaco – 1 vit në klub – 6 herë pjesëmarrës në “Final Four” (1 si trainer, 5 si lojtar): Si lojtar, Vassilis Spanoulis është njohur si një basketbollist magjik në parket që nuk kam munguar asnjëherë në turnetë madhorë. Spanoulis debutoi në EuroLeague në muajin Nëntor dhe tani do të luajë në “Final Four”, një event që ai e ka dominuar në kohën që luante. Nëse Monaco fiton, Spanoulis do të bëhej traineri i pari në “EuroLeague” që fiton trofeun në debutim. Dicka që e bëri Zeljko Obradovic te Partizan i Beogradit në vitin 1992.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.