Falë filmit me të njëjtin titull ne dimë gjithçka mbi momentet më dramatike të fundosjes së “Titanikut”, përplasjen e ngadaltë të anijes me ajsbergun, rrëmujën me varkat e pakta të shpëtimit, etj.
Titaniku u fundos në orët e para të 15 prillit 1912. Ishte vetëm e para nga një seri tragjedish që do të preknin anijet transatlantike të konsideruara shumë të sigurta.
Duke u nisur nga Southampton, Angli, anija oqeanike britanike po niste udhëtimin e saj të parë për në Nju Jork, kur, në mes të Oqeanit Atlantik, u përplas me një ajsberg, i cili e fundosi për dy orë e 40 minuta. Nga 2228 personat në bord vetëm 705 u shpëtuan; mes tyre, Millivina Dean e cila ishte vetëm dy muajshe dhe ishte pasagjerja më e re (ajo vdiq më vonë në 2006).
Në fakt, ngjarja reale ka shumë detaje që ndoshta mund të mos i keni ditur.
Anija ishte e vogël sipas standardeve të sotme
“Titanik” mund të ketë qenë vërtet një gjigant për kohën. Por do të lihej në hije nga anijet e sotme të lundrimit, të cilat janë rreth 20 për qind më të gjata dhe gati 2 herë më të larta.
Një oxhak ishte vetëm për dukje
Të gjithë janë të njohur me imazhet e “Titanik” me filmin e vitit 1997, me 4 oxhaqet e tij të lartë. Në fakt anija e vërtetë që u fundos kishte vetëm 3 të tillë funksionalë. Por dizajneri mendoi se do të dukej me mirë me një oxhak fals që nuk kryente asnjë funksion. Tymi i vetëm që ai nxirrte ishte vetëm nga cigaret që konsumoheshin në sallën e posaçme për duhanpirësit.
U anulua stërvitja me varkat e shpëtimit
Kur anija nisi udhëtimin e saj, askush nuk u shqetësua për të kryer ndonjë stërvitje me varkat e shpëtimit. Edhe pse një e tillë ishte planifikuar pikërisht mëngjesin e ditës kur u fundos, por u anulua për arsye të panjohura nga kapiteni. Në vend të stërvitjes, ai drejtoi një meshë në kishëzën e vogël që ndodhej në bord.
Një zjarr e kishte dëmtuar disa javë më parë
Mbytja e “Titanik” nuk pati si shkak vetëm një rastësi fatkeqe (ajsbergun). Dëshmitë fotografike sugjerojnë shpërthimin e një zjarri në bord disa javë përpara nisjes së anijes. Ai e dëmtoi anijen pikërisht aty ku e goditi ajsbergu.
Ndikuan edhe baticat e forta për shkak të afërsisë së madhe të Hënës me Tokën
Katër muaj para tragjedisë, Hëna iu afrua Tokës më shumë se sa kishte ndodhur ndonjëherë në 1000 vitet e fundit, duke shkaktuar batica shumë të mëdha dhe të pazakonta, që dërguan drejt jugut shumë ajsbergë, pikërisht në kohën e udhëtimit të parë të Titanik.
Në momentin më kritik munguan çelësat e dollapit ku ndodheshin dylbitë e vëzhgimit
Çelësat e dollapit ku ndodheshin dylbitë e vëzhgimit u larguan nga anija me një anëtar të ekuipazhit, i cili u zëvendësua në minutën e fundit nga dikush me më shumë përvojë. Ai harroi t’i kthente, duke i detyruar kolegët e tij që të mbështeteshin vetëm tek shikimi me sy të lirë.
Disa nga pasagjerët mbijetuan në mënyra shumë të çuditshme
Krye-bukëpjekësi i anijes, Çarls Xhauglin, piu 2 shishe uiski në ato 2 orë dramatike. Sasia e madhe e alkoolit në trupin e tij, ka të ngjarë të jetë një nga arsyet pse mbijetoi.
Një anije ishte shumë pranë vendit të ngjarjes
Anija “SS Carpathia” ishte më shumë se 2 herë më larg nga “Titaniku” sesa “SS Californian”. Por kapiteni i kësaj të fundit nuk i besoi në fillim alarmit që lëshoi “Titanik” dhe u kthye në shtratin e tij. Ekuipazhi e kishte paralajmëruar më herët “Titanikun” për ajsbergët e shumtë në zonë, por drejtuesit e kësaj të fundit i shpërfillën.



Shumica e trupave nuk u gjetën
Vetëm rreth 300 trupa u gjetën në vendin e katastrofës. Kjo do të thotë se shumica e 1500 viktimave ndodhen ende sot nën det.
Violina
Violina që përdori drejtuesi i bandës muzikore deri në momentet e fundit, u gjet në një papafingo në vitin 2006. Shtatë vjet më vonë, ajo u shit për 1.7 milionë dollarë.
Kush ishin Xheku dhe Roza e vërtetë
Në bordin e “Titanik” ka pasur vërtet një histori dashurie të ndaluar. Kejt Filips po udhëtonte për në SHBA për të nisur një jetë të re me bashkëshortin e saj që i kishte shitur të gjitha bizneset e tij për t’ia dhënë paratë gruas dhe fëmijës së tij, dhe natyrisht për t’i blerë zonjës së tij një gjerdan diamanti dhe safiri. Ai nuk mbijetoi, por la si trashëgimi gjerdanin e shtrenjtë dhe fëmijën e tyre që me sa duket e ngjizën në anije. Vajza e tyre e shiti gjerdanin në ankand në vitin 1990.
Dhe pas Titanikut, Lusitania – Pikërisht e kundërta e asaj që ndodhi në një tragjedi të ngjashme, e cila ndodhi në të njëjtat ujëra, vetëm tre vjet më vonë. Në atë rast, anija e linjës Lusitania u mbyt, e goditur nga një silur nga një nëndetëse gjermane. Anija u mbyt në vetëm 18 minuta dhe nga 1949 personat në bord, 751 u shpëtuan, kryesisht të rinj.
Sipas ekspertëve, origjina e ndryshimit qëndron në kohët e ndryshme të fundosjes. Në Titanikun pasagjerët mendonin se kishin kohë dhe, të paktën në fazat e hershme, vendet në varkat e shpëtimit iu lanë fëmijëve dhe atyre që i shoqëronin. Shpejtësia me të cilën u mbyt Lusitania, përkundrazi, i pengoi banuesit nga çdo arsyetim.
Tragjedi të harruara – Megjithatë, mbytjet e anijeve që kanë marrë më shumë viktima janë shumë më pak të njohura se ato të përmendura deri më tani. Rekordi tragjik shkon në tragetin filipinas Doña Paz, i cili u mbyt në ishullin Marinduque në qendër të vendit në mbrëmjen e 20 dhjetorit 1987, pasi u përplas me një cisternë dhe mori flakë. Vdekjet ishin të paktën 3,000, por llogaritja është e pasaktë, sepse në tragetin që mund të transportonte maksimumi 1,424 pasagjerë, shumë prej tyre nuk ishin të regjistruar. Të mbijetuarit ishin vetëm 26.
Një bilanc i ngjashëm, gjithashtu i pasaktë për shkak të emigrantëve të shumtë të paligjshëm në bord, ka të bëjë me fundosjen e tragetit kinez SS Kiangya, i cili më 4 dhjetor 1948 u përplas me një minë në shtrirjen e detit pranë Shangait. Megjithatë, në atë rast, anijet që erdhën në ndihmë arritën të shpëtonin një mijë të humbur. Megjithatë, në kohët më të fundit, pothuajse 2000 viktima të fundosjes së tragetit senegalez Le Joola, i cili u mbyt pas një stuhie më 26 shtator 2006, në brigjet e Gambisë. Midis 64 të mbijetuarve ishte vetëm një grua, nga një varkë peshkimi vetëm disa orë më vonë. Fëmija që ajo mbante, vajza e vetme nga tetë fëmijët e saj, quhej Joola.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




