Filmi “Eras Tour” i Taylor Swift do të shfaqet premierë në më shumë se 100 vende më 13 tetor.
Biletat për shfaqje në shumicën e këtyre vendeve do të dalin në shitje menjëherë.
Ashtu si me publikimin e paralajmëruar më parë në Amerikë, prezantimi ndërkombëtar i filmit do të trajtohet nga AMC Theaters, duke vepruar si distributor global për herë të parë.
AMC Theaters tha se zgjerimi në mbarë botën do të përfshijë shfaqjen e filmit në çdo ambient të Odeon-it në Evropë, duke shtuar se kompania dhe partnerët e saj në nën-shpërndarje “po marrin hapa për të arritur marrëveshje me operatorë të tjerë kinemaje në të gjithë botën”.
Duke qenë se prenotimet janë ende në vazhdim, AMC tha se pret që numri i kinemave që luajnë filmin në zgjerimin e saj global të kalojë numrin 7 mijë e 500.
Kanë kaluar vetëm pak më pak se një muaj që kur Swift dhe AMC njoftuan se filmi do të dalë në ekranet në SHBA, Kanada dhe Meksikë më 13 tetor.
Me shumë zinxhirë dhe operatorë që kanë hyrë në bord që nga ai njoftim për t’u bashkuar me AMC (e cila do të jetë mikpritëse në çdo vendndodhje të SHBA-së) në shfaqjen e filmit, prezantimi i Amerikës së Veriut tani thuhet se përfshin më shumë se 4 mijë kinema.
Pjesa e gjatë jashtë shtetit e turneut të Swift “Eras” nuk fillon deri në fillim të vitit 2024, kështu që disa fansa pyesnin nëse këngëtarja do të linte të kalonin disa ose të gjitha ato data përpara se të publikonte versionin filmik në ato territore që ende nuk i ka luajtur.
Ky njoftim e bën të qartë se Swift nuk e konsideron problem t’u japë fansave globalë spoilerë kinematografikë përpara se turneu rekord të arrijë në qytetet e tyre.
Biletat për shfaqjet fillestare të filmit të koncertit në SHBA lëvizën aq shpejt sa studiot e tjera e zhvendosën shpejt një pjesë të produkteve të tyre nga datat e planifikuara të hapjes më 13 tetor.
Pritshmëritë për arkat e filmit u rritën shumë pasi AMC shiti 26 milionë dollarë bileta ditën e parë të shitjes, një rekord njëditor; në këtë numër nuk përfshiheshin shitjet për zinxhirë të tjerë apo teatro të pavarur që gjithashtu nxorën në shitje biletat atë ditë.
Ekspozuesit presin që filmi “Eras Tour” të afrohet ose të kalojë 100 milionë dollarë në SHBA gjatë fundjavës së parë; nëse do të ketë një fundjavë hapëse me tri shifra, do t’i bashkohet shoqërisë së vetëm pesë filmave që e kanë arritur këtë deri tani në vitin 2023 (“Barbie”, “The Super Mario Bros. Movie”, “Guardians of the Galaxy Vol. 3” , “Spider-Man: Across the Spider-Verse” dhe “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”). /The Washington Post/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.