Gazeta Si – Për herë të parë në histori Shqipëria do të marrë pjesë në Botërorin e minifutbollit, që fillon sot në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një arritje e madhe kjo e kuqezinjve, të cilët bëjnë pjesë mes 32 vendeve pjesëmarrëse në nivelin më të lartë të këtij sporti.
Shqipëria është shortuar në Grupin F, ku bëjnë pjesë edhe emra të mëdhenj, si Franca dhe Anglia, si dhe Sllovenia. Me këtë të fundit Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Ergys Kadiu do të luajë ndeshjen e parë ditën e premte, në orën 16:30.
“E kemi vlerësuar maksimalisht, sepse bëhet fjalë për Kupën e Botës. Grupi ynë është shumë i fortë, me skuadra si, Anglia, Franca dhe Sllovakia. Kjo e fundit, edhe pse duket si më e dobët në letër, është nga skuadrat më të forta. Jemi gati të përballemi me ta”, – ka thënë para nisjes për në Emiratet Arabe trajneri Kadiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.