Kombetarja

Barazojnë kuqezinjtë, Bajrami detyron miqtë të shënojnë në portën e tyre, Shqipëri-Jordani 1-1

Nga Gazeta Si – Një aksion individual i Bajramit në krahun e majtë që i kalon të gjithë dhe pasimi i tij në fundore dërgohet nga Abualnadi në portën e tij. Eshtë minuta e 40.

Miqtë kalojnë në avantazh me Rashdan që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes në zonën e vogël të rreptësisë. Eshtë minuta e 27.

Filloi miqësorja Shqipëri-Jordani në “Arenën Kombëtare. Kjo është ndeshja e dytë mes këtyre skuadrave ndërsa Jordania ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm.

Ndeshja e parë është luajtur në 10 Tetorin e vitit 2018 dhe përfundoi në shifra të bardha.

Rrjeshtimi taktik në miqësoren Shqipëri-Jordani

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë