Më në fund ka ardhur edhe njoftimi zyrtar, Antonio Konte është trajneri i ri i Interit. 49-vjeçari është prezantuar këtë të premte nga klubi zikaltër me anë të një video, ku Konte shfaqet duke shkuar në zyrat e Inter për të t’u takuar me presidentin Steven Zhang.
“Më në fund fillon. Motive kam shumë, madje tepër. Ka kaq shumë sfida përpara meje, në një klub që nuk është për të gjithë, me tifozët e tij që do të pyesin veten:” Pse mua? “Sepse kemi të njëjtin ambicie, kurajë, uria dhe vendosmëria. Tani është radha ime.”- thotë Konte në videon e prezantimit.
Emri i Kontes kishte shumë kohë që përflitej se do merrte drejtimin e Interit dhe duke filluar që nga dita e sotme ai do të nisë punën me ekipin për ta bërë gati atë për sezonin e ardhshëm. Në dy vite me Spaletin, Interi mundi të shkonte deri në vendin e katërt, duke kapur vendin e çmuar që të çon në Ligën e Kampionëve. Por me Konten në stol fillon një epokë krejt ndryshe, titulli kampion dhe përfaqësimi sa më i denjë në Champions League, kthehen në detyrime për ekipin zikaltër tashmë.
Por nuk është aq thjeshtë, pasi një trajner i madhe për të luftuar për objektiva të mëdhenj, duhen edhe lojtarë të mëdhenj. Listat e përfolura nga mediet italiane në këto ditë janë të shumta, por vetëm ditët dhe javët e nxehta të kësaj vere do të na tregojnë se kush do të jenë afrimet dhe largimet nga Inter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



