Ushqim

Fileto viçi me krem kungulli, një recetë ndryshe për drekën në Krishtlindje nga shef Pandi Goga

Gazeta Si- Për Krishtlindje kemi pasur në tavolinë mish derri, pule apo gjel deti por kjo nuk do të thotë se nuk mund të përdoren dhe lloje të tjera mishi, siç është fileto e viçit. 

Shef Pandi Goga ka sjellë për Gazetasi.al një recetë ndryshe për Krishtlindje. 

Shef Pandi Goga.

Fileto viçi e shoqëruar me krem kungulli, polenta dhe spinaq.

Përbërësit:

250 gr fileto viçi

200 gr kungull

150 gr miell misri

100 gr spinaq

Kripë

Piper

Vaj

Fileton e viçit e kalojmë për pesë minuta në një tigan ku më parë kemi ngrohur pak vaj.

Më pas e fusim në furrë për dhjetë minuta.

Ndërkohë kungullin e ziejmë dhe e marinojmë me kripë, piper dhe vaj. Më pas e bëjmë pure dhe e lëmë mënjanë në një pjatë.

Përgatitja e polentes:

Vendosim për të zier ujin me kripë në një tenxhere teë madhe në zjarr të lartë.

Hedhim pak nga pak miellin e misrit duke e përzierë shpesh derisa të bashkohet tërësisht me ujin.

Duhet pasur kujdes të mos e shtojmë miellin e misrit përnjëherë pasi do të bëhet me kokrriza. Duhet të ulni zjarrin në maksimum dhe të përzieni polenten derisa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres, për 20-30 minuta dhe më pas i shtojmë kripën dhe e heqim nga zjarri.

Më pas në një tigan skuqim shumë pak spinaqin. 

Në një pjatë hedhim kremin e kungullit dhe sipër vendosim polentet e prera në katrorë. Afër polentes vendosim filetot e viçit. Një pjatë e veçantë dhe e shëndetshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë