Nga Gazeta Si – Një raund, dy ndeshje, 5 gola, dy rezultate të ndryshme. Drita dhe Shkëndija luajtën në shtëpi por kundërshtarët ishin diametralisht të kundërt në forcën e tyre.
Dardanët pësuan humbjen e parë pas 2 fitoreve e 2 barazimeve duke dalë nga zona e kualifikimit mes 16 më të mirave.
AZ Alkmaar rezultoi e fortë duke shënuar 3 herë në “Stadiumin Fadil Vokrri”. Mijnans kombinoi me Jensen për avantazhin e miqve në 17’.
Në pjesën e dytë ishte Jensen që shfrytëzoi topin e marrë nga Smit për golin e dytë. Ndërsa në 90’ de Ëit dhe Sadiq kombinuan për golin e 3.

Histori tjetër në “National Arena Toshe Proeski”, ku Shkëndija priti Slovan Bratislavën.
Kuqezinjtë e Tetovës zhbllokuan pas 1/3 të ndeshjes kur krosimi i Ibraimit u devijua në portën e miqve nga Bajric në zonën e vogël të rreptësisë.
Vendasit nuk u mjaftuan me kaq, por në kohën shtesë të pjesës së parë, Webster nga e majta gjeti Spahiun në shtyllën e dytë për dyfishimin e shifrave.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë administruan fitoren e dytë në 5 ndeshje në Evropë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



