Lulzim Basha që në llogarinë e tij në Twitter figuron ende si kryetar i PD-së, ka komentuar veprimet e fundit të SPAK lidhur me incenetatorët.
”Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri.
2/2 Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 29, 2022
Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie...”, shkruan Basha. Ky është reagimi i tij i parë zyrtar që pas dorëheqjes nga detyra e kryetarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.