Ngjarje

Figurë kyçe në trafikun e drogës, ‘Cinco’ dënohet me 12 vite burg në Belgjikë

Gazeta Si – Një gjykatë belge, ka dhënë dënime të rënda burgimi deri në 15 vjet për disa nga drejtuesit kryesorë në një dosje të madhe kriminale të njohur si “cocaïneëasserijen” – një çështje që lidhet me trafikun e kokainës dhe operacione të përpunimit të saj në Belgjikë (duke përfshirë Portin e Anversës).

Sipas mediave belge, mes tyre është dhe Ermir “Cinco” Ndreaj, i cili përmendet si një pjesë qendrore e këtij rrjeti kriminal, i dënuar me rreth 12 vjet burg për rolin e tij në aktivitetet kriminale. Në tetor 2025, Prokuroria e Anversës kishte kërkuar për Ndreajn 20 vite burg.

Ermir “Cinco” Ndreaj, i cili dyshohet se u arrestua në fund të muajit korrik 2025 në Tiranë pas një urdhri të SPAK përballet me akuza të rënda ng autoritetet gjyqësore belge.

Ndërsa Sani “Shade” Al-Murdaa, i dyshuar si kreu i rrjetit të trafikut të drogës, u dënua me 15 vjet burg. Çështja lidhet me një rrjet ndërkombëtar kriminal që kontrabandonte kokainë dhe e përpunonte atë në laboratorë “lavanderie” — duke e bërë të pastër për tregun e paligjshëm.

Baza e hetimit u zhvillua rreth Portit të Anversës, ku droga shpesh fshihej në kontejnerë me mallra të zakonshme për t’u futur në Belgjikë.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se droga vinte si kokainë paste, që pastaj duhej përpunuar kimikisht.

Hetimi u përshpejtua pas dekodimit të mesazheve të shërbimit të komunikimit të koduar Sky ECC, që i dha hetuesve pamje të komunikimeve midis anëtarëve të rrjetit.

Dënimet e tjera të pakta për personat e tjerë në këtë rast, shtrihen nga rreth 2.5 vjet (30 muaj) deri në maksimale 15 vjet, varësisht nga roli i individit në rrjet.

Gjykata gjithashtu deklaroi për rreth 40 milionë euro pasuri të konfiskuara që lidhen me aktivitetet kriminale, përfshirë shtëpi, automjete e prona të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë