Nga Gazeta Si – Sikur të mos mjaftonte turpërimi që Anglia i shkaktoi në shtëpi (0-5) Serbia duket se do të marrë një penalitet të rëndë për sjelljet e rrezikshme të tifozëve të saj.
Paisjet laser u përdorën për të krijuar shqetësime tek ishullorët dhe arbitri Clement Turpin e ndërpreu ndeshjen kur kjo ndodhi me Ezri Konsa.
Në të njëjtën ndeshje u dëgjuan shpesh kore raciste ndaj popullsisë së Kosovës, ndërsa në stadium u panë edhe huliganët që janë pjesë e grupimit të Milan Radoicic që është shpallur në kërkim për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës.
Ish arbitri i FIFA-s, Keith Hackett thotë se Federata Serbe do të penalizohet rëndë.
Një nga dënimet e mundshme është zhvillimi i ndeshjes ndaj Shqipërisë në Tetor, me dyer të mbyllura.
Edhe për sfidën ndaj Anglisë, stadiumi “Rajko Mitić” kishte mbyllur 15% të kapacitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



