Futboll

FIFA përgatitet për dy Botërorë futbolli në vitin 2022

Të goditur nga pandemia e Covid-19, FIFA ashtu edhe UEFA po koordinojnë datat dhe detajet për vazhdimin e futbollit, megjithatë tani vëmendja pritet të kalojë në 2022, një vit ku FIFA do të presë dy Kupa, Botërorin e Katarit, por edhe i Botërorin e Klubeve. Gianni Infantino hodhi idenë që edicioni i ri i Botërorit të Klubeve të inaugurohej gjatë verës së vitit 2022, duke përfituar edhe nga spostimi i Kupës së Botës në periudhën e dimrit.

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në kalendarin e futbollit dhe me caktimin e Botërorit në dimër për shkak të kushteve në Katar, kalendari nuk do të jetë përsëri normal, të paktën deri në sezonin 2023/24. Presidenti i FIFA-s, sipas projektit të miratuar, 24 skuadra klubesh do të marrin pjesë në formatin e ri të Botërorit për Klube, ku vetëm nga pjesëmarrja do të përfitojnë 20 milionë euro dhe fituesi i trofeut, do të përfitojë 100 milionë euro.

Nëse situata nuk pëson ndryshime, në evenimentin e FIFA-s do të marrin pjesë tetë skuadra evropiane, të cilave do t’u shtohen edhe 6 klube nga Amerika e Jugut. Dhjetë vendet e mbetura do të caktohen me ekipe Amerika Veriore, Azia, Afrika dhe Oqeania.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë