Pandemia që po ndryshon botën, nuk mund të mos e ndryshonte edhe futbollin. FIFA ka vendosur që deri në fund të vitit 2020 klubet mund të refuzojnë t’i lejojnë lojtarët e tyre t’u bashkohen kombëtareve përkatëse për ndeshjet zyrtare. Këtë vendim FIFA e ka shpërndarë tashmë te 211 federatat e saj dhe 6 konfederatat kontinentale.
FIFA e ka marrë këtë vendim për të ndihmuar klubet që të minimizojnë rrezikun e infektimit nga Covid-19. Klubet mund t’i thonë “jo” grumbullimit të një lojtari me kombëtaren, nëse është parashikuar një periudhë karantine me të paktën 5 ditë në vendin e klubit, ose në vendin ku kombëtarja e lojtarit do të jetë e impenjuar. Po ashtu, mund të mos e lejojë lojtarin të grumbullohet, nëse ka një kufizim të lëvizjes mes dy vendeve.

E drejta për të mos e lejuar lojtarin të grumbullohet aplikohet në kompeticionet e organizuara nga FIFA, për kualifikueset e “Katar 2022”. Nuk ka vlerë vendimi për futbollistët e impenjuar në Ligën e Kombeve, një kompeticion i UEFA-s. Në dokumentin e FIFA-s janë parashikuar edhe masat mbrojtëse për shëndetin e futbollistëve, si monitorimi i ekipeve dhe zyrtarëve të ndeshjes, higjiena e duarve, distancimi social dhe e zbulimi i të infektuarve. Protokolli do të aplikohet për kualifikueset e Botërorit 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




