Nga Gazeta Si – “FIFA e bën rrugë”, mbyll sërish 20% të tribunave në Arenën Kombëtare për eleminatoren ndaj Letonisë dhe dënon FSHF me një gjobë prej 161.500 frangash zvicerane. FSHF njoftoi se ky vendim është marrë – “për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare) në eleminatoren ndaj Serbisë më 7 Qershor. Edhe ndeshja ndaj Serbisë pati të njëjtin fat, ku 20% e stadiumit kombëtar u mbyll për tifozërinë duke u lënë në dispozicion të grupimeve të ndryshme për barazi gjinore. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Tifozëve Kuqezinj (në një konflikt të hapur me FSHF) – “Një herë vendosen ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.500 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent. Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik“.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



