Futboll

FIFA mban në fuqi dënimin për Çelsin, por ka një lajm të mirë për Higuain

Ka një lajm të keq për Çelsin në një kohë kur ekipi i Sarrit me shumë vështirësi ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. FIFA kundërshtoi ankesën e paraqitur nga “Blutë e Londrës” kundër bllokadës në merkato për dy seancat e ardhshme, si pasojë e parregullsive në transferimin e lojtarëve të mitur që klubi londinez ka bërë në të shkuarën. Ndalesa për blerjet dhe gjoba prej 600 mijë franga zvicerane janë konfirmuar dhe Çelsi do të jetë në gjendje të regjistrojë vetëm 16 lojtarë për edicionin e ardhshëm të Champions.

Problemi tani është i madh, sepse me këtë kufizim, Çelsi do të jetë e detyruar të mbajë pjesën kryesore të skuadrës së tanishme për sezonin e ardhshëm pasi ata nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë ndonjë lojtar të rinj.

Një rast i veçantë është ka të bëjë më sulmuesin Gonzalo Higuain. Futbollisti argjentinas është në huazim nga Juventusi, por klubi i Londrës ende mund ta blejë atë plotësisht ose ta ripërtërijë “huazimin” e tij deri më 30 qershor, siç parashikon marrëveshja me bardhezinjtë, sepse sanksionimi i nga UEFA do të fillojë nga 1 korriku i ardhshëm. Në të vërtetë, duke pasur parasysh se Higuain mund të jetë blerja e vetme e mundshme, qëndrimi i tij në Londër është thuajse një marrëveshje e gjetur. Ky është një lajm i mirë për Juventusin, ku Higuain do ishte i tepërt dhe tashmë ekipi bardhezi nuk do jetë i detyruar për t’i gjetur atij një sistemim të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë