Futboll

FIFA: Kampionatet mund të luhen sipas vitit diellor

Zëvendëspresidenti i FIFA-s dhe presidenti i CONCACAF-it, Victor Montagliani gjatë një interviste për  “Radio Sportiva”, ka treguar planet dhe ndryshimet që po mendon FIFA: “Po ndjekim debatin që po bëhet në Itali në lidhje me rifillimin e Serie A. Jemi të ndërgjegjshëm që këto vendime duhen marrë nga federatat respektive. Për herë të parë në historinë e futbollit modern, nuk është më ai që vendos në do luhet apo jo, por përgjegjësit e shëndetësisë. Ne ndjekim gjendjen dhe ndihmojnë ku të mundemi. Në aspektin e vendimmarrjes ka tre nivele: ai i brendshëm për kampionatet, ai i konfederatave për kupat dhe ai ndërkombëtar për kombëtaret. Gjendja është e komplikuar sepse vendimet merren çdo ditë dhe çdo javë”.

Kalendarët: “Do të kishim filluar të mendonim se si ta përcaktonim kalendarin që prej vitit 2024, ndërsa tani me këtë krizë duhen përgjigje të shpejta. Ekziston mundësia për të reformuar futbollin, jo vetëm në Evropë por në të gjithë botën, për të përmirësuar gjërat në nivel dhe në data. Është një diskutim që duhet bërë, sidomos me konfederatat dhe federatat. E kemi këtë mundësi sepse Botërori i vitit 2022 në Katar do të luhet në nëntor/dhjetor dhe mund të jetë një ide. Në kontinentin amerikan luhet sipas vitit diellor dhe kjo zgjidhje mund të funksionojë dhe për Evropën dhe Afrikën. Duhet diskutuar në nivel kombëtar dhe kontinental. Nuk është një ide që duhet mënjanuar, mund të jetë një zgjidhje për dy vitet e ardhshme dhe për këtë Botëror në dimër”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë