Mungonte vetëm miratimi i FIFA-s, që tashmë ka ardhur. Ideja për nëj sfidë mes skuadrave që fituan Europianin dhe Kupën e Amerikës lindi pas penalltisë së fundit në “Wembley”, kur sugjerimi për një Itali-Argjentinë ishte më shumë se një hipotezë për dy kombet e karrierës së Diego Armando Maradonës.
Pritet që ndeshja të luhet në Napoli, qytetin e tij të dytë, në dhjetor ose janar të vitit 2022. Trofeu do të quhet “Kupa Maradona”. Itali-Argjentinë do të zërë vendin e Kupës së Konfederatave, që nga viti 1992 deri në 2017-ën ka vënë përballë kampionët e çdo kontinenti, të cilëve u shtohej një skuadër e ftuar (që vitin tjetër organizon Botërorin) si dhe kampionët e botës, duke u bërë kështu 8 skuadra.
Tani do të zgjidhet gjithçka me një ndeshje teke, që në edicionin e parë sjell pikërisht në “San Paolo” një sfidë historike dhe pa fat për “axurrët”: gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




