Futboll

FIFA gjobit Shqipërinë për ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Shqipëria fitoi 3-2 ndaj Bjellorusisë më datë 18 nëntor në “Air Albania”, duke siguruar vendin e parë në grupin 4 të Ligës C dhe duke u ngjitur në Ligën B. Në fund të ndeshjes pati momente tensioni mes palëve, por gjithçka u shuajt shpejt. Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) ka marrë vendim në lidhje me problemet e shfaqura.

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 5 mijë euro për mosrespektimin e protokollit të “Return to play” të përcaktuar nga institucioni i futbollit europian. Për ndeshjen e 18 nëntorit Shqipëri-Bjellorusi, e luajtur në “Elbasan Arena”, Disiplina e UEFA konstatoi se pala shqiptare nuk ka respektuar detyrimet organizative dhe mjekësore për mbarëvajtjen e ndeshjes me bjellorusët. Ndërkohë, pa shpëtuar nuk ka mbetur as Federata e Bjellorusisë.

Pala bjelloruse është gjobitur me 6 mijë euro për shkak të sjelljen e gabuar të ekipit në fushën “Air Albania”-s pas përfundimit të takimit me kuqezinjtë, ku pati mosmarrëveshje mes palëve. Masa penalizuese duhet të shlyhet brenda 90 ditëve nga të dyja palët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë