Futboll

FIFA gjobit Serbinë për diskriminim dhe kore fyese ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Gazeta Si – Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Serbe të Futbollit me 50 mijë franga zvicerane, si dhe ta sanksionojë me mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve) për ndeshjen e radhës.

Ky vendim vjen pas asaj që ndodhi në Botërorin e Katarit në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës, ku pati diskriminim ndaj lojtarëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shqiri.

Vendimi i FIFA-s per Serbine. Gazeta Si, 13 janar 2023

Sipas argumentimit të FIFA-s, dënimi është dhënë për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s. Në atë ndeshje pati një sjelle fyese nga ana e tifozëve serbë, por edhe e të disa lojtarëve. Janë 7 lojtarë të Serbisë që janë sanksionuar në mënyrë individuale, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Kujtojmë që ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në grupet e Katar 2022 pati shumë tension. Granit Xhaka, kapiten i Zvicrës, u konfrontua disa herë me serbët e tërbuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë