Nga Gazeta Si – 20% e stadiumit e mbyllur dhe 80 mijë euro gjobë.
Ky ishte vendimi i FIFA-s pas sjelljeve antisportive të përsëritura ndaj Anglisë.
Edhe në atë ndeshje Serbia ishte dënuar me mbyllje të 15% të kapacitetit të stadiumit.
Por sërish vendasit nuk i ndalën sjelljet antisportive, goditjet me laser dhe parrullat antishqiptare.
Për të evituar përplasjet ndaj Shqipërisë, Federata serbe e spostoi ndeshjen nga Beogradi ne Leskovac.
Në pritje të vendimit të FIFA-s, Serbia i trembej një dënimi me mbylljen e plotë të stadiumit.
Ose në rastin më të mirë, ndeshje e luajtur në prani të nxënësve të shkollave.
Mirëpo FIFA êshtë treguar e duruar, duke rritur vetëm kufirin e reduktimit të kapacitetit të stadiumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



