Fifa ka bërë të ditur se ka prezantuar një denoncim penal në Zvicër kundër Sepp Blatter, në lidhje me drejtimin e projektit muzeal nga ana e ish-presidentit të Federatës Botërore të Futbollit, muze që është mbyllur në më pak se një vit nga inaugurimi në 2016.
Sipas Fifa një hetim i zhvilluar nga ekspertë të jashtëm ka zbuluar “prova të një administrimi të keq kriminal të pretenduar nga ana e Blatter e të shoqërive të nominuara prej tij në kuadrin e një projekti mbi muzeun e futbollit”. Realizimi i projektit ka kushtuar 500 milionë franga zvicerane (462 milionë euro) që “mund dhe duhet të ishin destinuar për zhvillimin e futbollit botëror”.
Muzeu ishte një projekt i iniciuar nga Blatter, i cili dha dorëheqjen nga presidenca më 2015, pas 16 vitesh, mes akuzave për korrupsion që tronditën FIFA-n. FIFA theksoi se 140 milionë franga zvicerane shkuan në “një ndërtesë që organizata nuk e zotëron” dhe se 360 milionë të tjera përbëjnë qiranë e ndërtesës deri më 2045, një marrëveshje “me kushte të pafavorshme krahasuar me normat standarde të tregut”. FIFA deklaron se do të bashkëpunojë me prokurorinë helvete për të zhbërë dëmin që i ka ndodhur futbollit dhe për të dënuar “përgjegjësit e tyre”. Blatter aktualisht po vuan një ndalim gjashtë-vjeçar nga të gjitha organet qeverisëse të futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




