Falë ndërmjetësisë së FIFA-s, organizmit që drejton futbollin botëror, rreth 100 refugjatë afganë “pjesëtarë të familjes futbollistike”, kanë mbërritur në Doha. Me një komunikatë zyrtare, FIFA ka shprehur falënderimin e saj ndaj qeverisë së Katarit për mbështjen e treguar në këtë rast.
“E falënderojmë Katarin që na ka garantuar kalimin e sigurt të këtyre personave që ishin në rrezik të madh, me anë të një fluturimi me çarter nga Kabuli në Doha. Prej muajit gusht FIFA ka koordinuar me Katarin dhe vazhdon të punojë në kontakt të ngushtë për evakuimin e sportistëve të tjerë në të ardhmen”, – shkruhet në komunikatën e FIFA-s.
Në fluturimin drejt Katarit kanë qenë personat që rrezikoheshin më shumë nga qëndrimi në Afganistan. Kapitenia Shabnam Mobarez ka folur me emocion për evakuimin e shoqeve të skuadrës, të paktën 20 lojtare sipas dëshmitarëve, por është shprehur e shqetësuar për ato që kanë mbetur ende në vendin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




