Qarku i Fierit ka nivelin e dytë më të lartë të PBB-së për frymë, por është kontribuuesi më i keq në ekonominë e vendit.
Sipas INSTAT, qarkun Tiranë renditet i pari me 699 mijë lekë në 2016-ën dhe ka shënuar një rritje prej 1,9 %, krahasuar me vitin 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,4 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier, me 530 mijë lekë, duke shënuar një rënie prej 4,2 % ndaj vitit 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 3,3 % mbi mesataren e vendit. Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore u vlerësua në Qarkun Kukës
Kontributin më të madh në rritjen ekonomike, për vitin 2016, e ka dhënë Qarku Tiranë, pasuar nga Qarku Vlorë dhe Qarku Durrës.

Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Fier .
Sipas rajoneve statistikore, rritjen më të lartë e shënoi Qarku Vlorë, me një rritje në terma realë prej 7,69 %, i ndjekur nga Qarku Korçë, me një rritje në terma realë prej 6,20 % dhe Qarku Dibër. Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun Fier dhe në Qarkun Kukës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




