Gazeta Si - Bashkia e Fierit ka njoftuar se do të nisë një plan kursimi të energjisë elektrike, duke kufizuar furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët.
Në një status në Facebook, institucioni që drejtohet nga Armando Subashi, thotë se kjo masë shërben edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt i krizës energjetike.
“Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjetike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye, edhe Ujësjellës-Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjetike, do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës”.
Njoftimi i Bashkisë së Fierit nuk lë afat për këtë vendim, por mjaftohet në fund që qytetarët ta mirëkuptojnë, duke shpresuar që “kjo situatë të kalojë sa më shpejt”.
Më herët, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të mbledhë qeverinë për të marrë masa në kuadër të kursimit të energjië elektrike, ku parashikohet dita e hënë pa makina ose tre ditë punë nga shtëpia, duke sjellë si shembull ditët e para të pandemisë Covid 19 para dy vjetësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.