Ka ndodhur

Fier, vajza largohet nga shtëpia prej disa ditësh, prindërit denoncojnë: Iku me një valixhe në Tiranë

Gazeta Si – Një çift bashkëshortësh nga Patosi në Fier, kanë denoncuar në polici largimin nga shtëpia të vajzës së tyre 14-vjeçare me iniciale J.M.

E larguar prej tri ditësh nga banesa, e mitura nuk ka dhënë asnjë shenjë komunikimi me familjen e saj.

Nxënëse e klasës së 8 në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër të Fierit, vajza është larguar me një valixhe nga shtëpia sipas prindërve të saj.

“Nuk më tregonte asnjë gjë. Ishte tip i mbyll. Të keqen mami hap sytë… Në dijeni vetëm që më thanë shoqet që ikte nga shkolla. Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur. Ka marrë rrobe, sandale, shapka, krehëra, tharëse. Në shtëpi bënte ndonjë punë”, u shpreh mamaja.

Sipas prindërve vajza është parë në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës.

“Mua më ka ikur vajza në orën 6 e gjysmë të mëngjesit me datë 22. Ka shkuar deri në Fier, deri te Pallati me Qypa ka ikur në këmbë. Ka hipur te terminali atje dhe ka zbritur te terminali në Tiranë. Kur ka dalë vetëm valixhen me rrobat dhe telefonin ka marrë”, tha babai.

Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel njëzëri që vajza të kthehet sa më parë në shtëpi.

“Dua ndihmë nga shteti. Shteti të bëjë të veten. Derisa i hynë asaj pune të ndihmojë shteti. Ku ta gjej vetë unë? Shteti të ma kapë dhe të ma bjerë në dorën time që e gjeti. Nuk kam ku bredh ku e gjej”, tha mamaja.

Sipas prindërve vajza ka mbyllur telefonin dhe që prej mesditës së djeshme ka shkëputur çdo formë komunikimi me ta.

Ata gjithashtu shprehen se vajza është parë në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë