Ka ndodhur

Fier, trafik emigrantësh me makinën e marrë me qira

Një 34 vjeçar, me iniciale A.H., banues në Sarandë është arrestuar nga policia e Fierit për shkak se është kapur duke tranpsortuar emigrantë të paligjshëm.

I riu u kap në flagrancë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”, duke transportuar me automjetin tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qera, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë