Ka ndodhur

Fier, të rinjtë braktisin ‘Audin’ me 85 kg kanabis pasi pikasin policinë

Gazeta Si - Një sasi prej 85 kg kanabis brenda një automjeti luksoz është sekuestruar në Fier, ku në mjet udhëtonin dy të rinj.

Ata po transportonin lëndën narkotike me një automjet tip “Audi Q7” dhe pasi kanë parë që po ndiqeshin nga efektivët, kanë braktisur makinën dhe janë larguar.

Gjatë ndjekjes, në fshatin Hamil, policia arriti të prangosë njërin prej tyre, 25 vjeçarin me iniciale A. T., banues në Fier, ndërsa u shpall në kërkim 31 vjeçari me iniciale, N. R., banues në Hamil, i cili drejtonte automjetin ku u gjet droga.

Gjatë kontrollit të makinës u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 85 kg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë