Ka ndodhur

Fier, sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla

Gazeta Si – Policia ka sekuestruar 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla në Fier. Mësohet se janë proceduar penalisht 3 pronarë të dyqaneve që tregtonin lëndët piroteknike.

Si pasojë, po procedohen penalisht 3 pronarët e dyqaneve ku tregtoheshin ilegalisht lëndët piroteknike.

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Fireworks”, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 42 vjeç dhe 33 vjeç, të tre banues në Fier, pasi në dyqanet e tyre, në lagjet “Sheq i Vogël” dhe “1 Maji”, u gjetën rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla që shiteshin në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë, kontrollet po vijojnë në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë