Gazeta Si – Melisa Hoxhallari, gruaja e cila në bashkëpunim me të dashurin e saj, plagosi bashkëshortin me armë zjarri më 5 janar, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit. Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ku Klement Beqaj shkoi në lokalin ku ndodhej Gledian Hoxhallari dhe qëlloi atë me armë zjarri duke e lënë të plagosur.
Dëshmitarët deklaruan asokohe se në vendngjarje ishte edhe 29-vjeçarja dhe djali i tyre 10-vjeçar që pa gjithçka. Pas aktit të rëndë, Hoxhallari u arratis së bashku me të dashurin. Sot pas më shumë se 3 muajsh, ka marrë fund arratia e saj.
Melisa Hoxhallari akuzonte në atë kohë babain e fëmijës së saj se e përndiqte, ndërsa ishin në proces divorci.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç“, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.