Drejtësia

Ngjarja në Fier / Ekspertiza hedh poshtë pretendimet e babait: E ka përdhunuar disa herë vajzën e tij

Gazeta Si – 36-vjeçari, Zamir Meta, ka abuzuar disa herë me vajzën e tij 12-vjeçare. Në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi të martën se e ka bërë vetëm një herë një akt të tillë por sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ai ka abuzuar disa herë me vajzën.

Para trupit gjykues ditën e sotme, 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier e ka lënë 36-vjeçarin në burg.

Në prononcimin e saj për mediat, edhe nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik ndërsa ka kërkuar dënim maksimal për bashkëshortin e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.

Meta u vu në pranga me 1 korrik, pasi e mitura ishte larguar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë te fqinjët. Ajo kishte rrëfyer abuzimin e rëndë, që sipas saj ka nisur kur ajo ishte vetëm 5 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë