Ka ndodhur

Fier, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me biçikletë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Fier, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar, që udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se viktimë e aksidentit tragjik ka mbetur shtetasi Gëzim Gjyrdyku.

“Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi Gëzim Gjyrdyku, 50 vjeç, banues në Vajkan”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë