Nga Gazeta Si – Një aksident me pasojë lëndimin e katër personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Fier.
Në njoftimin paraprak, Policia thotë se një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Automjeti ka përfunduar në një arë, i shkatërruar plotësisht.
Të lënduarit janë drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë të tjerë. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




