Nga Gazeta Si- Një video e publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale, ku një person kafshohet nga një luan ka alarmuar njerëzit por edhe policinë, pasi sipas pamjeve, duket që luani është një oborrin e një shtëpie.
Policia ka reaguar në lidhje me këtë, duke sqaruar se është identifikuar personi që e kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz dhe pas konsultimit të policisë me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.
Shtetasi A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se kafsha ka ngordhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.