Ka ndodhur

Fier, lokali me qira ishte kthyer në strehë prostitucioni

Pronari i një lokali në Fier është arrestuar, pasi akuzohet se shfrytëzonte gratë për prostitucion.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi M.Xh., 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Rrëmbim personi”.

Sipas policisë, arrestimi i tij ka ardhur pas informacionit të marrë se i dyshuari shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në ambientet e lokalit që administronte me qira.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33 vjeçe dhe një shtetase 55 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë