Ka ndodhur

Fier, gjendet e vrarë me thikë në banesë një grua 50-vjeçare

Gazeta Si – Një grua është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në fshatin Sheq i Madh në Fier, ku sipas dyshimeve paraprake bëhet fjalë për një vetëvrasje me thikë.

Viktima, me iniciale V.M,, 50 vjeçe, është gjetur nga bashkëshorti i saj me një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje. Nga informacionet paraprake mësohet se çifti nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë