Gazeta Si – Ilir Zarka, 47 vjeç, ka humbur jetën gjatë një tentative të dyshuar për vjedhje në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit.
Në banesën që tentoi të grabisë nuk kishte asnjë person, pasi pronari Uan Hile ndodhej jashtë në Greqi për të festuar Pashkët tek fëmijët.
Dyshohet se 47-vjeçari, fillimisht ka thyer xhamin e derës së tualetit, por më pas ka tentuar të futet brenda në banesë.
Ai ka thyer xhamin e derës kryesore dhe ka tentuar ta hapë atë, duke u futur me një pjesë të trupit. Nuk dihet se në çfarë rrethanash, por ai është gjetur i ngecur në derë.
Vëllai i pronarit bën me dije se ngjarja është zbuluar nga një fqinj që kujdeset për banesën, i cili ka konstatuar trupin e pajetë të të personit të mbetur në dritaren e shtëpisë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
“Vëllai ka ikur ka një muaj në Greqi tek fëmijët. Para dy ditësh isha këtu, kontrollova nuk kishte gjë. Kalon një komshi që vjen çdo ditë për të ushqyer qenin. Kishte gjetur një person këtu në dritare, me vrap kishte lajmëruar policinë, lajmëroi edhe vëllanë. Erdha këtu, policia bëri verifikimet. Fillimisht kishte thyer xhamin aty, s’kishte gjeturi gjë, ka ardhur te dritarja e shtëpisë, ka tentuar të futet aty, ka ngecur gjysmë trupi, as nuk dilte asgjë. Në mëngjes, komshiu erdhi dhe e gjeti të vdekur”, tregon, vëllai i pronarit të banesës.
Sipas dëshmive paraprake, dyshohet se i riu ka tentuar të hyjë në banesë duke thyer një xham, por ka mbetur i bllokuar në dritare, çka dyshohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Fierit, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje