Ka ndodhur

Fier / Autobusi përplaset me makinën e policisë, 4 të plagosur, mes tyre tre adoleshente

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Sheqit” në Fier, ku autobusi i linjës Fier–Libofshë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të policisë bashkiake.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Mes 4 të plagosurve janë 3 adoleshente që ndodheshin në autobus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë