Ka ndodhur

Fier, arrestohet pas dy ditësh pronari i ‘Audit Q7’ me 85 kg kanabis

Gazeta Si - Vahid Rizvani është arrestuar në Fier, pasi rezulton se është pronari i makinës ‘Audi Q7’, ku u zbuluan 85 kg kanabis një ditë më parë.

I riu është personi i dytë i arrestuar për sasinë e kanabisit të gjetur. Në 21 dhjetor u arrestua Armando Tërnova, ndërsa u shpall në kërkim 31 vjeçari Nehat Rizvani, i cili arriti të arratisej.

Ndërkohë policia po vijon me veprimet hetimore dhe kërkimet për të kapur 31 vjeçarin që arriti të arratisej gjatë aksionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë