Ka ndodhur

Fier, arrestohet pas 25 vjetësh për një tentativë vrasjeje

Gazeta Si – Pas 25 vjetësh zbardhet dhe dokumentohet me prova një tentativë për vrasje në Fier..

Rapi Muço, 49-vjeç është arrestuar pasi ka tentuar që të vrasë me armë zjarri në 24.06.1997 shtetasin Kujtim Xhemaj.

Autori i dyshuar, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Muço u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Vazhdimësia” dhe policia thotë se ka prova për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë