Ka ndodhur

Fier, 49-vjeçares i shpërthen bombola e gazit në banesë

Gazeta Si – Një 49-vjeçare në Fier ka marrë lëndime, pasi i ka shpërthyer bombola e gazit që përdorte për gatim.

Gruaja me iniciale E.T., u dërgua në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Ajo ka pësuar djegie në trup për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë