Ka ndodhur

Fier, 30-vjeçari kapet me 87.950 euro në makinë

Gazeta Si – Policia e Fierit ka sekuestruar një çantë me 87 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Policia thotë se proceduan penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë