Gazeta Si – Një 14-vjeçar është kapur në flagrancë në Fier, pasi tentoi të vidhte një makinë. Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”.
Në drejtimin e makinës ishte pikërisht i mituri, i cili po tentonte të largohej me mjetin e vjedhur.
“Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit”, njoftoi policia.
Hetimet e thelluara zbuluan se në fakt 14-vjeçari nuk vepronte i vetëm. Bashkë me dy shokë të tij, dy të mitur po ashtu, e të proceduar penalisht më parë kanë vjedhur gjatë muajit gusht dhe shtator 3 makina.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer të miturit. Po ashtu, janë sekuestruar të 4 makina e grabitura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




