Ka ndodhur

Fier, 26-vjeçari dhunon nënën e tij dhe tenton të përdhunojë motrën e mitur

Gazeta Si – Një 26-vjeçar në Fier është arrestuar, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë motrën e tij të mitur.

Sipas policisë, i riu me iniciale J.H., akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me të motrën 16 vjeçe.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë