Ka ndodhur

Fier, 24-vjeçari kapet me drogë të fshehur në një çantë

Gazeta Si – Një 24-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga në Levan të Fierit, pasi është kapur gjatë një kontrolli të policisë me lëndë narkotike.

I riu po udhëtonte me një person tjetër, ku janë ndaluar në rrugë nga autoritetet. Pas kontrolleve, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

I riu e kishte fshehur drogën në çantën e supit, ndërsa udhëtonte si pasagjer në makinën ku u kap.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë