Gazeta Si - Një 18-vjeçare në Fier është paraqitur në spital rreth pasdites së kësaj të hëne me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.
Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se adoleshentja momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar armën e zjarrit që është gjetur dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.